E Diel, 1 Nëntor 2026

KE vendos të dërgojë vëzhgues në Kosovë, Thaçi përshëndet

 

Gjatë një takimi me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Renzo Daviddi, Kryeministri Hashim Thaçi, ka marrë konfirmimin për praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në Kosovë. “Ne jemi të gatshëm të sjellim misionin, që do të raportojë dhe vlerësojë mënyrën se si do të zhvillohet procesi zgjedhor”, tha Daviddi. Misioni pritet të fokusohet në analizat se si po shkon procesi zgjedhor, për punën e institucioneve dhe rezultatin zgjedhor. “Jam shumë i lumtur që sot, veç është konfirmuar, se me kërkesën tonë, Brukseli, Komisioni Evropian, do të dërgojë një trupë raportuese dhe vlerësuese për organizimin e zgjedhjeve të 15 nëntorit”, tha Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›