E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzeu i Shkencave, protesta për pronën

 

Vendimi për kthimin e truallit të Muzeut të Shkencave të Natyrës te pronarët ka hasur sërish në kundërshti. Zyra e Përmbarimit duhet të ekzekutonte vendimin e gjykatës për të liruar ambientet, por në oborrin e muzeut qytetarë e deputetë të opozitës kanë kundërshtuar këtë vendim. Drejtori i këtij muzeu, Ferdinant Bego,
theksoi edhe njëherë se zhvendosja e kafshëve shumëvjeçare pa një plan të sigurtë është me tepër rrezik. Jemi në pritje të një përgjigje për shpëtimin e këtij institucioni, si i vetmi për llojin e vet në Shqipëri, e nëse kjo nuk do të merret në konsideratë, ne jemi të hapur për zgjidhje të tjera”, tha Bego. Sipas tij, Muzeu i Shkencave të Natyrës shërben jo vetëm për studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nga i cili varet ky institucion, por këtu vijnë edhe qindra vizitorë. Ndërkohë, që Dekanati i Fakultetit të Shkencave i ka nisur një propozim institucioneve kompetente për shpëtimin e këtij Muzeu. “Jemi të hapur me të gjitha instancat përkatëse, për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë për ty dy palët”, thuhet në shkresën e dekanatit. Deputetët e opozitës, të pranishëm në protestë, denoncuan heshtjen e qeverisë për dëmtuar këtë pasuri kombëtare e trashëguar prej vitesh. “Nuk kemi gjë me pronarët, po e kemi me qeverinë dhe Kryeministrin, të cilët janë treguar mospërfillës përballë kësaj pasurie ndërkombëtare”, thotë Eduart Shalsi, deputet i Partisë Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›