Moisiu: Mos denigrohen mjekët
Drejtoresha e maternitetit “Koço Glozheni”, Rubena Moisiu, reagoi dje pas arrestimit të 5 mjekëve e infermierëve. Ajo inkurajoi të gjithë personelin shëndetësor që punon me ndershmëri e devocion në shërbim të grave e fëmijëve shqiptarë. Sakaq ajo dënoi fenomenin e korrupsionit. “Pa dyshim që në këtë volum të madh pune ka dhe defekte dhe mangësi, të cilat janë njohur prej nesh. Por asnjë ngjarje apo individ përgjegjës për veprimet e veta të gabuara nuk mund të nëpërkëmbë imazhin e mirë të institucionit të arritur në vite”, tha Moisiu për mediat. Reagimi vjen pasi, siç tha dhe drejtoresha në spital, janë hasur ngjarje jo të pëlqyeshme mes pacientëve dhe mjekëve. “Organet e drejtësisë janë të vetmet që kanë të drejtën të fajësojnë ose jo individë që kryejnë vepra penale, por kurdoherë përgje-gjësitë janë individuale dhe jo kolektive”, - theksoi drejtoresha.