E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për vdekshmërinë e nënave

 

Vdekshmëria amtare në vendin tonë mbetet ndër më të lartat në Evropë. Për të diskutuar mbi sfidat në përmirësimin e nënës dhe fëmijës, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pati një takim me përfaqësuesit donatorëve të huaj. Në fokus ishte Programi spanjoll 3-vjeçar për shëndetin e nënës dhe fëmijës, i cili synon të kontribuojë efektivisht në përmirësimin e situatës shëndetësore në vendin tonë. Duke pranuar një sërë mangësish, Vasili pohoi se rritja e kujdesit shëndetësor është një objektiv i rëndësishëm i dikasterit që drejton. “Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka hartuar edhe një dokument strategjik dhe plan veprimi për shëndetin riprodhues, i cili së shpejti do të përfundojë mbasi të pasqyrohen edhe komentet nga specialistë të kësaj fushe”, tha Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›