E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelen 24 mastera të nivelit të dytë

 

zirina llambro

Çelen masterat e rinj të nivelit të dytë (MND) në Universitetin e Tiranës dhe atë Politeknik. Qeveria miratoi dje vendimin për nisjen e këtyre programeve në vitin akademik 2009-2010. Kështu sipas profileve të caktuara do të ofrojnë mastera të nivelit të dytë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Histori Filologjisë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjithsej për Universitetin e Tiranës janë miratuar 15 mastera të rinj, ndërsa për Universitetin Politeknik 8 të tillë. Gjithashtu, programi MND do të ofrohet edhe në qendrën e studimeve albanologjike. Gazeta publikon të plotë listën e profileve sipas degëve. Programet do të realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre do të jetë një vit. Shumë shpejt pritet të miratohen kuotat e pranimit që do të jenë ne vartësi të kërkesave të vetë fakulteteve. Masterat e nivelit të dytë mund t’i ndjekin vetëm ata persona, të cilët disponojnë një diplomë të nivelit të dytë sipas kartës së Bolonjës me sistemin 3+2 ku me tre vitet e para të studimit përfitohet diploma e nivelit të parë, ndërsa me dy vitet e fundit diploma e nivelit të dytë. Ndërsa diplomat e integruara të nivelit të dytë i gëzojnë ata studentë, të cilët kanë përfunduar ciklin 4-vjeçar të studimeve me sistemin e vjetër. Ashtu siç saktësohet edhe në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për t’u pranuar në një program studimi “Master i Nivelit të Dytë” (MND), kandidati duhet të ketë përfunduar së paku një program studimi të ciklit të dytë apo program të integruar të studimit të ciklit të dytë. “Ekuivalentimi i titujve të studimit të fituar jashtë vendit, me qëllim pranimin në programet e ndryshme të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, bëhet nga institucionet e arsimit të lartë, duke respektuar aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare”, sqarohet në udhëzimin përkatës.

masterat e rinj

Në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike,:
Programit  studimi, të ciklit të tretë,
“Master i nivelit të dytë” (MND), në Gjuhë shqipe.

Në  Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës,
“Master i nivelit të dytë”,(MND) ne

a) Në “Inxhinieri mekanike”, në profilet:
i) “Sistemet e prodhimit dhe proceset teknologjike”,
ii) “Sistemet e energjisë dhe proceset termike”,
iii)”Sistemet e transportit dhe menaxhimi i trafikut”,

b)   Në “Materiale”, në profilet:
i) “Materiale metalike dhe alternative”,
ii) “Materiale tekstile”

Në Universitetin e Tiranës:
Masteri i nivelit të dytë (MND) në:
a) Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë:
iv) Në “Histori”
v)Në “Arkeologji”
vi) Në “Trashëgimi kulturore”
vii) Në “Marrëdhënie ndërkombëtare”,
 
b) Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:
iii)Në “Shkenca gjuhësore”,
iv)Në “Letërsi botërore”,
 
c) Fakulteti i Shkencave Natyrore:
i)  Në “Matematikë teorike”,
Në “Sisteme informatike të avancuara”,
Në “Fizikë”, në profilet:
“Fizikë teorike llogaritëse”
“Fizikë e aplikuar”,
“Biofizikë”
“Fizikë dhe kimi materialesh”, ·                    
“Inxhinieri e proceseve kimike”,
“Teknologjitë dhe mikrobiologjitë e ushqimeve”,
“Analiza kimike dhe instrumentale”,

Në “Biologji”, në profilet:
“Biologji shtazore”,
“Biologji bimore”,
“Edukim biologjik”,

Në “Biologji eksperimentale”
“Biologji qelizore”,
“Gjenetikë e popullatave”
“Mikrobiologji”,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›