E Shtunë, 31 Tetor 2026

KEK-u shkyçi 130 mijë konsumatorë

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 11:00

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Korporata Energjetike Kosovës (KEK) për shkak ë mospagesës së borxheve ndaj kësaj korporate ka shkyçur 130 mijë konsumatorë.

Zyrtarë të KEK-ut kanë thënë se aksioni i tyre për të mbledhur borxhet e pashlyera do të vazhdojë.

Menaxherja për Palë të Interesuara dhe Ngjarje në KEK, Eglantina Hoxha, ka thënë për Telegrafin se shkyçjet kanë qenë te konsumatorët individualë, të cilët nuk e paguajnë energjinë e shpenzuar.

“Gjatë këtij viti janë realizuar rreth 130 mijë shkyçje te konsumatorët në mënyrë individuale”, tha ajo. KEK-u, sipas Hoxhës, nuk është duke aplikuar shkyçje kolektive.

“Shkyçjet aplikohen atëherë kur mbingarkohen asetet e KEK-ut dhe konsumatorët në zonat e caktuara mbesin pa energji, kjo është e theksuar gjatë sezonit të dimrit, kur konsumi i energjisë është më i madh”, ka deklaruar Eglantina Hoxha.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›