E Diel, 1 Nëntor 2026

KERCENON ME ARME: Punonjesi i bankes mban peng familjen

/* */

TIRANE/ Artan Kadia, 35 vjeç, punonjes i nje banke, kercenoi me arme per kater ore te gjithe personat qe u afruan tek banesa e tij. Ngjarja ndodhi ne nje apartament banimi pas ATSH-se. Fqinjet njoftuan policine, pas kercenimeve me arme te autorit te ngjarjes. RENEA, negociata deri pas mesnate me 35-vjeçarin. Policia: Ështe ne delir, thote se do te qelloje kedo qe i afrohet, nga frika se do t'i vrasin familjen

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21:40 kur Artan Kadria, 35 vjeç, punonjes i nje banke ne Tirane dhe banor i pallatit pas ATSH-se, fillimisht ka dale ne ballkon duke mbajtur nje çifte ne duar dhe me pas ka filluar te bertase. Ne banese, bashke me autorin ndodheshin nena, gruaja dhe dy femijet e tij. Banore te pallatit, te cilet kane degjuar zhurmen e shkaktuar nga autori i ngjarjes, kane njoftuar policine, duke dhene fillimisht njoftim per nje pengmarrje. Zyrtare te policise se Tiranes ne vendin e ngjarjes, kane pohuar mbreme rreth mesnates se personi i armatosur nuk kishte kercenuar ne asnje moment familjen e tij. "Behet fjale per nje person me çregullime, i cili po mban armen ne duar dhe kerkon qe askush te mos afrohet tek banesa e tij", kane pohuar mbreme burimet zyrtare te policise nga vendi i ngjarjes. Duke iu referuar komunikimit me 35-vjeçarin gjate negociatave, zyrtare te policise thane mbreme per "Panorama" se autori ishte ne gjendje jo te mire psikologjike dhe po kalonte çaste deliri. Per shkak te panikut qe krijuan veprimet e autorit te ngjarjes, drejt baneses se tij jane nisur forcat e repartit special RENEA, te cilat kane nisur te negociojne me kryefamiljarin. Me ane te telefonit, policia i ka kerkuar 35-vjeçarit te qendroje i qete dhe ka vazhduar negociatat me te deri ne ora 23:40. Ne komunikim me policine, autori i ngjarjes ka kerkuar qe emri i tij te mos publikohej dhe po keshtu ka thene se askush nuk duhej te afrohej tek shtepia e tij. "Po mbroj familjen time, duan te mi vrasin, duan te mi vrasin", mesohet se kane qene fjalet qe autori i ngjarjes u ka thene efektivave te policise. Ngjarja shkaktoi panik dhe alarm, pas informacioneve te dhena ne momentet e para te incidentit, kur u fol per nje pengmarrje. Sipas ketyre te dhenave, autori i ngjarjes po mbante peng familjen e tij, duke kercenuar policine me vrasjen e te afermve. E gjithe zona ku ndodhi ngjarja eshte rrethuar me efektiva te policise, ndersa gjate gjithe komunikimit me forcat e rendit, autori i ngjarjes nuk ka vene kushte dhe nuk ka paraqitur kerkesa per qellimet e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›