E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku, konfiskohen 2.6 milione euro

/* */

Burime nga organi i akuzes pohojne se ne perfundim te hetimit penal, eshte arritur ne perfundimin se llogarite bankare ne emer te shtetasve S. Shehu dhe A.Shehu, permbajne shuma financiare te perfituara nga veprimtaria e paligjshme e kryer ne Greqi. Pas verifikimit te akuzave per trafik qeniesh njerezore dhe shfrytezim prostitucioni, prokuroria ka kryer hetime per veprimtarine financiare te dy personave te akuzuar, duke arritur ne perfundimin se ata kishin perfituar deri ne 12 mije euro ne dite gjate aktivitetit te tyre ne Greqi. Sipas akuzes, te gjitha fitimet ishin transferuar ne menyre periodike ne Shqiperi, ku ishin hedhur ne disa llogari bankare. Ne kuader te ligjit "Antimafia", i cili ka hyre ne fuqi ne janar 2010, Prokuroria e Krimeve te Renda ka bere kerkese ne gjykate qe 2.6 milione euro te bllokuara ne llogarite e dy vellezerve ne bankat e nivelit te dyte, te konfiskohen dhe te kalojne ne emer te shtetit shqiptar. Dosja penale per veprimtarine financiare te dy vellezerve nga Berati u hetua fillimisht nga Zyra Task Force ne Prokurorine e Tiranes, ku pas mbledhjes se provave paraprake, prokuroret Ardian Braho dhe Gentian Osmani ia transferuan fashikullin Prokurorise se Krimeve te Renda per veprime te metejshme.
Llogarite bankare
Prokuroria ka zbuluar se nje person i trete, i aferm i dy vellezerve, ka kryer veprimet bankare, duke hedhur ne disa llogari fitimet e majme financiare te arritura nga trafiqet e paligjshme ne Greqi. Bazuar ne provat e mbledhura, fillimisht eshte bllokuar dhe tashme kerkohet konfiskimi per llogarine nr. 45995835101, te hapur me 9 janar 2008. Po keshtu, prokuroria kerkon konfiskimin e shumes qe ndodhet ne llogarine e hapur ne monedhen euro, me nr. 029425300000455, date 30 prill 2008. Shuma totale e te gjitha llogarive qe jane gjetur ne emer te dy vellezerve nga Berati, mesohet se eshte 2.6 milione euro, e ndare ne disa depozita te krijuara ne banka te ndryshme, per nje periudhe mese 2-vjeçare. E gjithe procedura e hetimit eshte iniciuar nga pala greke, e cila ka vene ne dijeni policine shqiptare per aktivitetin kriminal te dy te dyshuarve. Bazuar ne informacionet e marra nga Greqia, me 22 maj 2009, Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Departamentin per Hetimin e Krimeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise te Shtetit ka derguar kallezimin ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane. Kjo e fundit u beri kerkese zyrtare bankave te identifikonin llogarite ne pronesi te dy te akuzuarve nga Berati.      tr.so Milionat u krijuan per 3 vite trafiqe ne Greqi

TIRANE - Aktiviteti kryesor kriminal i dy vellezerve nga Berati eshte kryer fillimisht me ane te trafikimit te femrave ne Greqi dhe me pas me shfrytezimin e tyre ne shtetin fqinj per ushtrim prostitucioni. Sipas prokurorise, aktiviteti kriminal i dy shtetasve te dyshuar ka zgjatur per tre vjet. Gjate gjithe kesaj kohe, ata kane derguar ne Shqiperi shuma te konsiderueshme financiare, ndersa ne llogari te ndryshme bankare jane gjetur deri edhe ne 500 mije euro te hedhura ne emra shtetasish te huaj. Veprimet ne banka jane kryer nga te aferm te dy personave nga Berati. Pasi ka depozituar rreth 1.5 milione leke ne banka, i afermi i tyre ka blere edhe nje truall me siperfaqe te madhe toke ne Tirane. Edhe ne kete rast, prokuroria e ka konsideruar truallin si prone te paligjshme dhe tashme kerkon konfiskimin e saj ne emer te shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›