Plagosja te Fresku, per apartamentin qe u shit dy here
Nje apartament i shitur dy here, tek dy persona te ndryshem ne nje pallat prane zones se Freskut ne Tirane, ka qene shkaku i perplasjes me arme dy dite me pare, ku mbeten te plagosur dy persona dhe u arrestua nje polic i Repartit 712. Konflikti i pronesise prej me shume se tre muajsh nuk ishte zgjidhur. Sherri ka nisur ne momentin kur u zbulua se i njejti apartament u ishte shitur dy personave te ndryshem, te cilet me pas pretenduan pronesine e baneses. Dy pronaret e apartamentit qe ndodhet ne pallatin ende ne ndertim, ishin konfliktuar here pas here me njeri-tjetrin dhe tri dite me pare sulmuan administratorin e pallatit, Bashkim Ceken. Ata i kerkuan ketij te fundit nje zgjidhje per problemin e tyre. Sipas burimeve nga policia, Bashkim Ceka, per te cilin tashme kane nisur hetimet, i ka kerkuar ndihme vellait te tij, Ylli Ceka, i cili eshte punonjes policie ne Repartin 712. Konflikti, ku u perfshine kater persona, fillimisht u shoqerua me kercenime e me pas administratori i pallatit, Bashkim Ceka, u sulmua me sende te forta nga njeri prej bleresve te apartamentit, Julian Pusha, 30 vjeç. Ne kete kohe, ne konflikt ka nderhyre vellai i Bashkimit, efektivi i policise Ylli Ceka, i cili ka qelluar me arme per te qetesuar situaten. Plumbat kane goditur bleresin tjeter te apartamentit, 35-vjeçarin Edvin Vogli. Sipas burimeve nga Spitali Ushtarak, ku ndodhet i shtruar prej me shume se 24 oresh i plagosuri Edvin Vogli, thuhet se ai ndodhet ne gjendje kome dhe sipas mjekeve gjendja e tij paraqet rrezik per jeten. Ndersa i plagosuri tjeter, administratori i pallatit, Bashkim Ceka, eshte ne gjendje te mire shendetesore, pasi ka vetem disa plage te lehta ne pjese te ndryshme te trupit. Ngjarja e se shtunes, ne afersi te Freskut ne Tirane, sipas policise ishte vazhdim i konflikteve te herepashershme qe ndodhin prej gati tre muajsh mes Bashkim Cekes dhe Julian Pushes e Edvin Voglit. Keta te fundit, pa dijenine e njeri-tjetrit, kishin blere nga Bashkim Ceka te njejtin apartament, ne kohen kur pallati ishte ne ndertim e siper. Ata mesuan faktin se kishin blere te njejten prone rreth 3 muaj me pare dhe qe nga ai moment, ne vendin ku te shtunen u plagosen dy persona, kishte konflikte thuajse te perditshme. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, vazhdimisht ne ate zone eshte kerkuar nderhyrja e efektivave te Komisariatit nr.4, per te shmangur perplasjet si ajo qe ndodhi dy dite me pare. Policia here pas here kishte mundur te qetesonte situaten mes dy pronareve te apartamentit, te cilet kerkonin nje zgjidhje nga personi qe u kishte shitur pronen. Por sipas policise, sa me shume dite kalonin aq me shume zgjatej konflikti mes tyre, aq me shume nxeheshin “gjakrat” mes pronareve dhe ndertuesit. Kjo situate zvarritej vazhdimisht dhe asnjera pale nuk preferonte te bente padi apo ndonje kallezim per palen tjeter, derisa konflikti u kthyer ne nje perleshje te dhunshme fizike dhe me arme zjarri. Policia mundi te nderhynte te shtunen, ne momentin kur dy persona ishin plagosur dhe arrestoi efektivin e Repartit 712, Ylli Ceken, me akuzen e “vrasjes se mbetur ne tentative”, gjithashtu u vu ne pranga edhe Julian Pasha, per “plagosje te rende”. e.d