E Diel, 1 Nëntor 2026

I rrahen vellain, vret ne mes te qytezes 40-vjeçarin

Tre plumba pistolete i moren jeten 40-vjeçarit Skender Cakoni. Viktima nga komuna e Bazit ne rrethin e Matit ishte punesuar prane nje firme private qe merrej me ndertimin e nje hidrocentrali ne Peshk te Martaneshit. Policia beri te ditur se autori i vrasjes eshte 38-vjeçari Allaman Isaku. Sipas deshmitareve okulare ne vendin e ngjarjes, rreth ores 16.30, ne afersi te nje dyqani ne Kraste, nje specialist i firmes qe menaxhohet nga M. Plloci, ka debatuar me vellain e Isakut, debat ky qe nuk eshte zbardhur ende nga policia lokale. "Kemi pare e degjuar sherrin mes specialistit te firmes se ndertimit dhe vellait te Isakut. Aty u afrua edhe Cakoni. Ai fillimisht e fyu Isakun rende dhe me pas mori disa ene kuzhine dhe e goditi ne koke ate. Banore qe pane skenen njoftuan 38-vjeçarin qe ishte ne nje nga lokalet e qytetit. Ai erdhi shume shpejt dhe pasi eshte perleshur me Skender

Cakonin dhe dy punonjes te tjere te firmes, nxori nga brezi pistoleten qe mbante. Sapo ka pare armen, viktima ka ikur me vrap. Por Allaman Isaku qelloi dy here ne qender te qytetit", u shprehen deshmitare ne vendngjarje. Mesohet se 40-vjeçari arriti te largohej pa u qelluar me plumba. Ai arriti te strehohej ne banesen e shtetasit me inicialet K.L., por Isaku i armatosur iu kerkoi familjareve ta dorezonin Cakonin, ndryshe do te hakmerrej mbi ta. Te zene ngushte nga kjo qe po ndodhte, ata jane detyruar t'i kerkojne 40- vjeçarit te dilte nga shtepia. Sapo ai doli, ne qoshen e nje pallati dykatesh, ne qender te komunes Martanesh, Allaman Isaku e qelloi tri here me arme, duke e lene te plagosur rende. Me pas, ai rrahu edhe dy specialistet e firmes qe i kishin dhunuar vellain dhe u largua drejt baneses se tij, ne periferi te qytezes se Krastes. Banore te qytezes e transportuan te plagosurit deri ne qendren shendetesore te zones, shume afer nga vendi i ngjarjes. Mjeket e derguan menjehere ne spitalin e Bulqizes, por rreth 30 minuta me pas, ai nderroi jete. Sipas mjekeve, viktima kishte tri plage ne kraharor, si dhe rrjedhje te madhe gjaku. Burime prane komisariatit te Bulqizes thane se vetem pak minuta pas krimit, eshte prangosur Allaman Isaku ne banesen e tij, diku mes Krastes dhe fshatit Gjon. Ai nuk u beri rezistence bluve, ndersa dorezoi edhe armen e krimit. Mesohet se prej ditesh, mes Cakonit dhe Isakut ishin konstatuar mosmarreveshje. 38-vjeçari nje vit me pare kishte ardhur nga Greqia dhe merrej bashke me te vellain me menaxhimin e nje sektori minerar ne Kraste te Vjeter, ndersa Skender Cakoni afro gjashte muaj me pare ishte punesuar nga M. Plloci prane firmes qe po merrej me ndertimin e nje hidrocentrali lokal ne fshatin Peshk te Martaneshit. Policia dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Diber po hetojne rreth shkaqeve te ngjarjes se rende.

BULQIZË/ HASAN PASHA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›