Tre te akuzuarit e "Gerdecit" ne burg, gjykata: Nuk apeluan afatet
TIRANE - Zbardhet vendimi i Gjykates se Tiranes, qe la ne qeli tre nga te akuzuarit per "vrasje masive ndaj me shume se dy personave" ne Gerdec. Vendimi, i cili u eshte njoftuar paleve ne seance pak dite me pare, eshte zbardhur me arsyetim nga gjykata e kryeqytetit. Thelbi i argumentit me te cilin eshte refuzuar lirimi i tre te akuzuarve: Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Gjeçi, eshte se pavaresisht shtyrjes se vazhdueshme te seancave dhe pezullimit te afateve te paraburgimit ndaj tyre thuajse ne menyre te perjavshme, avokatet e te pandehurve nuk kane bere ankimim apo apelim kunder ketyre vendimeve. Tre gjyqtaret: Besnik Hoxha, Ardiana Bera dhe Ariana Caco, kane shqyrtuar padine e bere nga Ylli Pinari, Sokol Gjeçi dhe Mihal Delijorgji. Mihal Delijorgji kerkoi lirimin e menjehershem, me pretendimin se masa e sigurise e ka humbur fuqine prej 81 ditesh, nderkohe Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeçi me te njejtin argument kane kerkuar lirimin, pasi afatet e paraburgimit te tyre kane perfunduar. Sipas gjykates, te pandehurit dhe avokatet e tyre kane pretenduar se afati ligjor i paraburgimit eshte 540 dite, nderkohe qe tre te akuzuarit e kane tejkaluar kete afat me rreth 81 dite. Sipas avokateve, masa e sigurise me arrest ne burg e ka humbur fuqine, pasi eshte shuar ne momentin kur nga dita e depozitimit te akteve ne gjykate ka kaluar afati ligjor 12 muaj pa u dhene vendimi perfundimtar. Mbrojtesit ligjore kane pretenduar se klientet e tyre mbahen ne menyre te paligjshme ne burg, ne shkelje te ketij afati. Nderkohe, prokuroria ka kerkuar rrezimin e kerkeses se tre te pandehurve, duke pohuar se shtyrja dhe pezullimi i afateve te paraburgimit eshte bere me vendime te ndermjetme te gjykates. Sipas prokurorise, bazuar ne nenin 265 te Kodit te Procedures Penale, vendimi i ndermjetem per pezullimin e afateve te paraburgimit eshte i ankimueshem. Sipas gjykates, e cila disa here per shkak te mungeses se avokateve ka pezulluar paraburgimin e te pandehurve, per sa kohe vendimet e mosllogaritjes se paraburgimit nuk jane kundershtuar nga avokatet, ato kane fuqi ligjore per pezullimin nga llogaritja te afatit perfundimtar, duke mos llogaritur kohen e mbajtjes mes seancave te shtyra si pasoje e mungeses se paleve ne proces. Po keshtu, gjykata eshte shprehur se pretendimi i avokateve per tejkalim te afateve te paraburgimit eshte shprehur ne menyre deklarative ne procesin gjyqesor dhe jo ne shqyrtimin e ndare te padise, qe eshte bere me kerkese lirimin e tre te pandehurve.