Tre policët: Shullazi skishte armë

Emiljano Shullazi
Prokuroria kundërshton deklarimet e efektivave të Rendit në Gjykatën e Tiranës: Ndryshuan thëniet.
Oficerët tërhiqen nga akuza në gjyq: Gabuam në raport-shërbim.
Tre policët që arrestuan Emiljano Shullazin mbrëmjen e 8 nëntorit 2011 te zona e ish-Parkut në Tiranë, mohuan dje të kishin parë pistoletë në duart e tij.
Policët u thirrën si dëshmitarë në procesin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit në Gjykatën e Tiranës. Ata thanë se kishin dëgjuar vetëm zhurmën e shkaktuar nga arma e hedhur mbi kofanon e një automjeti të parkuar. Për shkak të errësirës dhe afërsisë mes Shullazit dhe Danit në momentin e ndalimit, ata nuk mund të përcaktonin se kush prej tyre e kishte hedhur armën. Dëshmia e punonjësve të Policisë binte në kundërshtim me thëniet e tyre në Prokurori dhe në raportin e shërbimit, akte mbi të cilat Prokuroria ngriti akuzën e armëmbajtjes pa leje për Shullazin. Në këto akte të firmosura prej dëshmitarëve, ata e etiketonin Shullazin si personin që kishte pasur armën pistoletë. Të tre dëshmitarët konfirmuan me gojën e tyre para gjyqtarit Martin Deda se e vërteta ishte versioni i shqiptuar prej tyre në seancë. Po dje, në dy deklarime të lira para trupit gjykues, Emiljano Shullazi tha se ishte i pafajshëm dhe se ai nuk kishte pasur armë me vete natën e arrestimit. Ndërsa i bashkëpandehuri Gilmando Dani pranoi se pistoleta ishte e tija dhe që këtë fakt ia kishte thënë policisë që në momentin e prangosjes.
DESHMIA E FISNIK S.
Kam qenë në shërbim me kolegët e mi, Erlind M. dhe Fatmir S., i cili është komandanti i grupit. Rreth orës 18:30 ishim patrullë te Stavri Themeli. Në afërsi të një lavazhi pamë tre persona në një cep. Njërin prej tyre e identifikuam si Emiljano Shullazin. Ndaluam makinën dhe zbritëm për ti identifikuar. Kur ndaluam, tre personat po vinin përballë nesh. Zbritëm nga makina. Njëri prej tyre iku me vrap. Dy të tjerët nuk lëvizën. Atë që iku me vrap e ndoqi komandanti i grupit. Kurse dy personat e tjerë, njëri hodhi një armë sipër një makine të parkuar aty afër. I bëmë thirrjen: Ndal, policia!. Të dy ngritën duart dhe u mbështetën te makina. Pas këtij momenti erdhi dhe komandanti i grupit. Kërkuam dhe mbështetjen e patrullave të tjera. Bëmë prangosjen dhe i çuam në komisariat. Njëri prej tyre iku. Dy të tjerët ishin shumë afër. Aty ishte shumë errësirë. Ne dëgjuam që u hodh një objekt sipër kofanos së makinës dhe pamë që ishte një armë. Ishte errësirë dhe personat ishin shumë afër. Ne na tërhoqi vëmendjen dhe diçka që kishte në dorë personi që u largua me vrap. Me sa kuptova unë, ai që u largua me vrap kishte një pistoletë në dorë. Procesverbalin ia kemi dhënë oficerit të rojës. Është përpiluar nga unë. E vërteta është kjo që po them në seancë.
Shullazi: Kush zbriti i pari nga makina e policisë?
Fisnik S.: Ishte punë sekondash.
Shullazi: A ishte ti që më drejtove armën?
Fisnik S.: Po.
Shullazi: Kisha doreza unë kur më vendosët prangat?
Fisnik S.: Jo, nuk ke pasur.
Shullazi: Më pe mua të hidhja armën?
Fisnik S.: E thashë që ishte errësirë.
DESHMIA E ERLIND M.
Kemi marrë informacion se te zona e ish-Parkut ishte në lëvizje një BMW me traga të Fierit, që dyshohej se kishte persona të armatosur. Morëm masa mbrojtëse, jelekë antiplumb dhe armë të gjata, dhe bashkë me dy patrulla të tjera patrulluam gjithë zonën. Te rruga Stavri Themeli pamë tre persona të dyshimtë. Donim ti verifikonim. Bëmë një rrotullim dhe kur i pamë sërish, personat i kishim përballë. Kur dolëm nga makina i kishim rreth 5-6 metra larg. Në fillim na tërhoqi vëmendjen një prej tyre, që iku me vrap. Dy të tjerët qëndruan. Unë dëgjova zhurmën e një sendi të fortë që u përplas në kofanon e një makine. Kur u afruam, pamë që ishte pistoletë. Ishte errësirë. Dy personat nuk shfaqën asnjë kundërshtim. Nuk e kam të qartë kush e hodhi armën.
Raporti i shërbimit është bërë në moment fillestar. Zbardhja do të bëhej më pas, gjatë hetimit. Aty ashtu na u duk. Dy shtetasit kanë qenë afër.
Për avokatët: Unë nuk e kam parë se kush e ka hedhur pistoletën. Në makinë, kur po e shoqëronim në komisariat, Gilmando Dani na tha që pistoletën e kishte pasur ai. Aty ku u hodh arma ishte errësirë.
Shullazi: E mban mend çfarë i tha Gilmando shefit tënd?
Erlind M.: Jo, nuk e kujtoj dot.
Shullazi: Mua më ke parë të hedh armën?
Erlind M.: Jo, nuk të kam parë.
Shullazi: Po pse e ke shkruar në procesverbal që pashë Shullazin të hidhte armë?
Erlind M.: Thashë që ka qenë procesverbal i momentit.
DESHMIA E FERIT S.
Ishim patrullë te Parku. Pamë tre persona të dyshimtë. Zbritëm. Njëri u largua me vrap dhe unë iu vura nga pas, por nuk e kapa dot. Kur u ktheva, dy kolegët e mi kishin prangosur dy personat. Kishin gjetur dhe një pistoletë. Raportin e shërbimit e lexova kur e firmosa.
Për avokatët: Ne patëm informacion për persona të armatosur. Kur u afruam për herë të dytë njoha Emiljano Shullazin.
Dani: A kam deklaruar unë që në fillim që ishte e imja pistoleta?
Që në momentet e para Gilmando Dani ka deklaruar që e kishte hedhur ai pistoletën. Që në momentin e kapjes. Unë nuk isha prezent kur u hodh pistoleta. Gilmando Dani dhe Shullazi i janë bindur plotësisht policisë.
Shullazi: Te deklarimet që ke dhënë ke thënë për mua person me precedentë penalë dhe me rrezikshmëri të lartë. Çfarë rrezikshmërie kisha unë? Nuk kam qenë ndonjëherë në burg për vrasje, grabitje apo përdhunim!
(Dëshmitari nuk përgjigjet).
Shullazi: Ke thënë që policia i ka nxjerrë nga brezi armën. Cili polic ma nxori armën nga brezi?
Ferit S.: Nuk mund ta kujtoj tani.
Shullazi: Po ti i njihje ata. Si nuk të kujtohet? Mos ke qenë gjë i pijshëm atë ditë? (Ndërhyn trupi gjykues).
Ferit S.: Në momentet e para mund të kem qenë edhe i tensionuar nga largimi i atij personit të tretë.
Shullazi: Tani është siç ke thënë në deklarim, apo si the sot këtu?
Ferit S.: E vërteta është ajo që thashë sot këtu.
DEKLARIMI I SHULLAZIT
Sa i përket akuzës, doja të thosha se gjithë dëshmitë që u thanë këtu përputhen me dëshmitë e dhëna prej meje kur jam pyetur nga prokurori. Atë natë nuk kam pasur armë me vete dhe nuk e di se çfarë ka pasur Gilmando Dani me vete. E vërtetuan thënien, si edhe ekspertimi i armës që nuk kishte shenja të miat. Deklaroj që jam i pafajshëm.
DEKLARIMI I DANIT
Jam dakord me deklarimet e dëshmitarëve. Përveç momentit të ndalimit. Në atë moment unë kam qenë 3-4 metra larg Emiljano Shullazit. Ai sdinte çfarë kisha unë me vete. Kur komandanti i patrullës iku me vrap pas atij personit të tretë, unë kam nxjerrë pistoletën nga brezi dhe e kam hedhur sipër kofanos së makinës. Në atë moment doli polici me automatik dhe nuk lëviza më. Se desha ta hidhja pistoletën poshtë makinës. Ato më thanë duart lart, kurse Emiljanos i tha shtrihu në tokë. Unë kam qenë dy hapa larg pistoletës. Emiljano po fliste me atë policin që i tha të shtrihej përtokë. Në atë kohë, Emiljano, duke folur se nuk donte të shtrihej, është afruar te pistoleta. (Ndërhyn avokati, i cili sqaron të pandehurin se thëniet në fjalë i rëndonin pozitën penale, pasi ai akuzohej nga pro