E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Situata në kaskadën e Drinit është stabilizuar shkarkimet vijojnë

TIRANE- Paraqitet e stabilizuar situata në kaskadën e lumit Drin. Niveli i ujit dhe prurjet në liqene kanë pësuar rënie dhe bashkë me to janë reduktuar edhe shkarkimet.

Nga të dhënat zyrtare të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare rezulton se niveli i Fierzës ka arritur në 287.79 m ndërkohë që shkarkimet janë 450 m3/sek. Niveli në Koman vlerësohet në 170.06 m dhe shkarkohen 300m3/sek. Ndërkohë kuota e Vaut të Dejës është 73.70 m dhe shkarkimet janë 400 m3/sek.

Paralelisht, KESH vazhdon të mbajë në nivele të larta prodhimin e energjisë elektrike. Hidrocentralet janë në punë me kapacitet të plotë dhe prej tyre prodhohen mbi 28 milione kilovat/orë energji në ditë, nga të cilat 11 milionë eksportohen në bazë të kontratave të lidhura me kompanitë këtë muaj.

(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: KESH: Situata në kaskadën e Drinit është stabilizuar shkarkimet vijojnë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›