Studentët e Mjekësisë marrin përgjigje pozitive, Kule: T`u japim zgjidhje kërkesave
TIRANE- Studentët e Fakultetit të mjekësisë kanë marrë përgjigje pozitive nga Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe nga Profesorati i këtij fakulteti për kërkesat e ngritura disa ditë më parë, duke shmangur kështu nisjen e grevës së urisë paralajmëruar për ditën e sotme.
Kërkesat e studentëve, që konsistojnë në përmirësimin e cilësisë akademike, duke i dhënë fund përdorimit të teksteve të vjetra si dhe një infrastrukturë e nevojshme për praktikën, gjetën përkrahjen e drejtuesve.
“Shërbeni maksimalisht që të bëhen mjekë të mirë, profesionistë të mirë dhe kjo është thirrja që mbështet gjithë shoqëria.” u shpreh rektori Kule.
Në përfundim të mbledhjes u mor vendimi që kërkesave të studentëve të mjekësisë tu jepet zgjidhje sa më e shpejtë dhe cilësore duke vendosur dhe objektiva për plotësimin e tyre si nga Dekanati ashtu dhe nga Rektorati i Universitetit të Tiranës.
(e.n/news24/BalkanWeb)