Milo: Zgjedhjet në Kosovë, më të mira se në Shqipëri
PRISHTINE- Kreu i PDS, Paskal Milo vlerëson se zgjedhjet në Kosovë ishin shumë më të mira se ato në Shqipëri, duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një shtet me demokraci të re.
Duke folur nga Prishtina për televizionin News24, në një analizë lidhur me koalicionet e mundshme, Milo tha se tashmë Kosovës i duhet një qeveri e konsoliduar për tu bërë ballë sfidave që e presin.
“Në Kosovë bëhen zgjedhje më të mira se në Shqipëri, por ka dhe probleme të përbashkëta të lidhura me parregullsitë. Përsa i përket përpjekjeve që do të bëhen për kabinetin e ri qeveritar, nuk është e lehtë. Qeveria e ardhshme do të ketë sfida shumë të vështira, duke qenë se do të përballet edhe me nisjen e bisedimeve me Serbinë për cështjet teknike” theksoi Milo.
(e.n/BalkanWeb)