E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, një person grabit me dhunë arkën e CEZ-it

TIRANË- Grabitje me dhunë në Tiranë. Një person i paidentifikuar ka grabitur mbrëmjen e sotme arkën e CEZ-it në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Dinamo”.

Blutë e kryeqytetit kanë mbërritur tashmë në vendngjarje, duke nisur hetimet për grabitjen e arkës ku bëhet pagesa e energjisë elektrike. Sipas policisë, shuma e grabitur në arkë është 6500 lekë të vjetra, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit. 

Grabitësi ka kërcënuar arkëtaren me dhunë duke marrë edhe shumën e lartpërmendur. Sipas dëshmisë së saj, ai ishte i pamaskuar, ndërsa është larguar në drejtim të paditur, menjëherë pas grabitjes. Nuk dihet nëse është ndihmuar nga persona të tjerë.
Policia dyshon se grabitësi mund të jetë edhe ndonjë përdorues droge.

Pak orë më parë një tjetër grabitje ndodhi në qytetin bregdetar të Vlorës. Aty, persona të armatosur grabitën filialin e një banke.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vlorë, grabitet filiali i një banke

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›