Vlorë, 2 persona të armatosur grabisin filialin e një banke
VLORË- Grabitje me armë në Vlorë. Dy persona të armatosur kanë grabitur sot në filialin e një banke. Policia e mbërritur në vendngjarje deklaron se autorët kanë qënë të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë detyruar punonjëset tu japin lekët.
Policia nuk deklaron shumën e parave të grabitura, ndërsa sqaron se kanë filluar hetimet për identifikimin e dy autorëve. Po sipas të dhënave të policisë, pak metra larg bankës, ata kanë gjetur edhe armen me të cilën personat e maskuar kërcënuan punonjëset.
(m.a/BalkanWeb)