KESH: Uji në liqenin e Fierzës rritet me 2 cm në orë
Sipas tij, në Hidrocentralin e Fierzës prurjet e ujit po rriten 1 deri 2 cm në orë. Ndërkohë që hidroçentralet po punojnë me kapacitet maksimal për prodhimin e energjisë. Duke iu referuar kushte të vështira hidrike, Stojku tha se, "përshkak të shkrirjes së dëborës, në të ardhmen pritet rritje e nivelit të ujit në hidroçentrale, ndaj dhe shkarkimet e ujit do të jenë më të mëdha". Ai konfirmoi edhe një herë se, digat dhe hidrocentralet janë nën kontroll të plotë, dhe nuk rezikojnë përballë situatës së përmbytjeve që ka prekur disa zona në veri të vendit.