MB: Evakuime masive nga Dajçi dhe Guri i Zi
Deri më tani janë evakuuar nga zonat e prekura nga përmbytja rreth 2500 persona. Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe anëtarët e komitetit ndërministror vijojnë të jenë në terren në kontroll të situatës dhe për koordinimin e veprimeve. “Ndërkohë, sot në përgjigje të kërkesës së Komitetit Ndërministror, Qendra Operacionale e Koordinimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive e NATO-s u ka komunikuar të gjithë vendeve anëtare situatën dhe nevojën për ndihmë të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën për shtyp.