E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH, Zeqo: Projekt për rehabilitimin e digave

Siguria e digave dhe ndërhyrja për rehabilitimin e tyre, është projekti që do të nisë së shpejti nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).
 

Kreu i këtij institucioni Engjëll Zeqo, në një konferëncë për shtyp pas takimit me donatorët ka theksuar se ky projekt do t`i jepte një zgjidhje përfundimtare problemeve me digat ndërsa shtoi se është bërë një studim në bazë të të cilit është verfikuar gjendja aktuale e tyre.
 

Ndërkohë sipas Zeqos objektivi kryesore i këtij projekti është ndërhyrja në të gjitha hidrocentralet ku do realizohet edhe rehabilitimi i veprave shkarkuese dhe instalimi i sistemit të monitorimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›