E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Transporteve pranon shembjen e tunelit

09/11/2009  Incidenti më 5 nëntor

Shembet tuneli i Thirrës. Lajmin e ka pranuar zyrtarisht Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve, me tre ditë vonesë. Me anën e një komunikimi për shtyp dje zëdhënësja e këtij dikasteri Arminda Qylafku bëri të ditur se shembja ka ndodhur më datë 5 nëntor. “Rreth orës 10.00 , në galerinë jugore të tunelit ka ndodhur një rënie e masivit shkëmbor si pasojë e fenomeneve gjeologjike të strukturës shkëmbore. Asnjë nga punonjësit e kompanisë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur dëme në mjete. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në njoftime të mëparshme në kohë pati informuar publikun për mbylljen e rrugës për punime të mëtejshme në të dy galeritë e tunelit. Rënia e masivit shkëmbor ka ndodhur në galerinë jugore. Kjo galeri nuk ka qenë asnjë ditë e hapur për trafikun rrugor”, - theksoi Arminda Qylafku. Sipas saj, fenomene të tillë janë frekuente në punimet në tunele. Ministria e Transporteve ka theksuar se situata nuk paraqet asnjë rrezikshmëri dhe tuneli do të hapet vetëm pasi të jenë përfunduar të gjitha punimet, ashtu siç është njoftuar edhe më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›