E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH dhe KEK pergenjeshtrojne eksportin e energjise ne Shqiperi

Koorporata Elektroenergjetike e Kosoves (KEK) dhe Koorporata Elektroenergjetike e Shqiperise (KESH) ka reaguar dje, pas disa shkrimeve ne media, se gjate periudhes se permbytjes Kosova ka eksportuar energji ne Shqiperi. Permes nje njoftimi per shtyp kompania KEK sqaron se, keto pretendime nuk jane te verteta. Sipas saj, qe prej dates 26 dhjetor KESH ka depozituar ne Kosove energji, dhe kjo ka vazhduar edhe gjate muajit janar. KEK sqaron se, depozitimet arrijne deri ne 300 mega/vat per ore, ne baze te marreveshjes mes dy kompanive energjetike per shkembime te energjise. Kompania kosovare ben te ditur gjithashtu se nuk ka shitur energji ne Shqiperi gjate muajit dhjetor, perves kthimit te nje sasie shume te vogel te borxhit ne energji KESH-it. Kompania energjetike kosovare deklaron se ka vene ne dispozicion te KESH tere potencialin e saj teknologjik per te ndihmuar ne tejkalimin e veshtiresive ne hidrocentrale te cilat jane shkaktuar nga rritja e nivelit te prurjeve ne liqenin e Fierzes. Per kete arsye KEK-u ka ndalur punen ne 2 njesi te prodhimit te energjise ne termocentralin Kosova A, ne menyre qe hidrocentralet e Shqiperise rezervat hidrike ti perdorin sa me shume per prodhimin e energjise. Gjithashtu, drejtori i Pergjithshem i KESH-it, Muharem Stojku ka reaguar pas deklaratave duke shtuar se, qe prej dates 26 dhjetor drejt Kosoves eshte depozituar nje sasi energjie prej mbi 61 milione kilovat ore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›