Durrës, burri padit ish-gruan
Kanosja
Një grua denoncohet nga ish-bashkëshorti për kanosje me armë të ftohtë. Ndërsa kanë vijuar denoncimet e grave të keqtrajtuara nga burrat e tyre në mënyrë sistematike, në komunikatën ditore të policisë së Durrësit është përfshirë dhe rasti i një ish-bashkëshorti. Kanosja që ish-gruaja 37-vjeçare V.Rr. i ka bërë me një thikë ka përfunduar në regjistrat e policisë dhe ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën e kanosjes. çifti i ndarë jeton në lagjen 6 të qytetit bregdetar dhe nga padia, ashtu si në shumë raste, dëshmohet që konfliktet mes tyre kanë vazhduar edhe pas ndarjes.
#