E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, gjenden tre trupa

Aksidenti

Gjenden tri nga viktimat e aksidentit të rëndë, të ndodhur pas rrëzimit të një furgoni pasagjerësh në lumin Devoll, në afërsi të Gramshit. Mëngjesin e djeshëm, pas rinisjes së kërkimeve për gjetjen e trupave të viktimave që mendohet të kenë humbur jetën në aksident. Kështu, dje palombarët e RENEA-s kanë mundur që të gjejnë 3 prej viktimave, trupat e të cilëve rrjedha e lumit i kishte nxjerrë rreth 22 km larg nga vendi i aksidentit. Viktimat janë: Petrit Ahmeti, Behar Senkollari dhe Dritan Balla. Makina është gjetur shumë larg vendit ku mendohet se ka ndodhur aksidenti tragjik.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›