E Diel, 1 Nëntor 2026

DrogaPesë arrestime në Elbasan

Pesë të rinj nga qyteti i Elbasanit kanë rënë nën pranga, pasi u është gjetur lëndë narkotike dhe armë gjahu. Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit “Relax” në orët e para të mëngjesit të djeshëm u arrestuan Krenar Coha, 18 vjeç, Almarin Tushi, 20 vjeç, Gjergji Kushta, 19 vjeç, Xhoni Rusi, 18 vjeç dhe Klodian Dhana, 19 vjeç. Gjatë një kontrolli atyre iu gjetën 700 gramë marijuanë, një armë gjahu dhe një peshore që mendohet se përdorej për racionimin e lëndës narkotike. Dyshohet se të rinjtë shpërndanin lëndë narkotike në mjediset e jashtme të godinave shkollore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›