KESH dhe dy OJF promovojnë rrjetin shqiptar të "Orës së Tokës"
Korporata Elektronergjetike Shqiptare (KESH), në bashkëpunim me dy OJF, "Eko-Lëvizja" dhe "Mjaft", shpallën krijimin e rrjetit shqiptar të "Orës së Tokës", me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit. Krijimi i këtij rrjeti lidhet me ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe aktorëve kryesore për rritjen e ndjeshmërisë për ruajtjen e mjedisit dhe natyrës. Rëndësia e kursimit të energjisë lidhur me mjedisin, ka të bëjë me faktin që kursimi i 1 kilovat/orë energji, shmang prodhimin e 620 gr CO2 në atmosferë. Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, theksoi se "KESH si pjesë e këtij rrjeti, ka vendosur që të tregojë kujdes dhe ndjeshmëri më të madhe ndaj mjedisit. KESH, që është nga kompanitë më të gjelbra në botë, synon që në vitet që vijnë, të përdorë akoma më shumë burime të tjera energjie, duke ruajtur dhe mbrojtur mjedisin". Në vitin 2007, organizata WWF (Wild World Fund) e qytetit të Sidneit në Australi, organizoi “Earth Hour” (Ora e Tokës), ku u bashkuan bashkia, 2.100 biznese dhe 2.2 milionë qytetarë. Qëllimi ishte që të frymëzoheshin njerëzit, duke vepruar konkretisht për ndryshimet klimatike.
Iniciativa “Earth Hour” ftoi aktorët socialë me një gjest të vogël simbolik midis orës 20:00-21:00 në datën 29 mars, duke ia dedikuar këtë veprim Tokës, planetit që po vuan ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike. Rezultati: u kursye emetimi i CO2 në një sasi ekuivalente, me heqjen nga qarkullimi të 48.616 makinave për 1 vit. Në vitin 2008, nga një nismë lokale, "Ora e Tokës" u kthye në një lëvizje të madhe globale, ku morën pjesë 290 bashki të rëndësishme të botës, dhjetëra miliona qytetarë dhe mijëra biznese. Të gjitha qytetet pjesëmarrëse fikën dritat e objekteve të tyre simbol. Impakti ka qenë i madh dhe i rëndësishëm. Baza e këtyre nismave është lidhja mes prodhimit dhe konsumit të energjisë, me lëshimin e gazrave serë, të cilat po shkaktojnë ngrohjen globale, që po shkakton ndryshime drastike klimatike, me rrezik në mbijetesën e njerëzimit. Rreth 60% e emetimit ditor të 70 milionë ton CO2 në mjedis mbi tokën, është vërtetuar se shkaktohet nga prodhimi i energjisë . Mesazhi i "Orës së Tokës" është: duke ulur kërkesën për energji, ne ulim direkt sasinë e këtij gazi serë në atmosferë, pasi kursimi i 1 KWh energji, shmang prodhimin e 620 gramëve CO2 në atmosferë.