E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë-Podgoricë, linja e interkonjeksionit 400 kv përfundon në vitin 2009

Ndërtimi i linjës 400 kv Tiranë-Podgoricë ka hyrë në fazën e parë të punimeve. Linja e interkonjeksionit 400 kv shtrihet nga Tirana e përfundon në Podgoricë, me një gjatësi prej 55.6 kilometrash, në trasenë e të cilës, do të vendosen 120 shtylla të tensionit të lartë.

Projekti ka vlerën e 42 milion eurove dhe financohet nga qeveria gjermane, kredi e dhënë për qeverinë shqiptare. Bazuar në punën që po bën kompania kroate, fituese e projektit, pritet që në mes të vitit 2009, linja të jetë ndërtuar plotësisht. Burime zyrtare të OST-së, bënë të ditur të premten për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se me ndërtimin e kësaj linje bëhet e mundur shkëmbimi i energjisë elektrike me fqinjët në një masë shumë të madhe, çka do të thotë se Shqipëria në çdo kohë mund të plotësojë kërkesat e saj për energji elektrike nëpërmjet importit, pavarësisht se si do të jenë situatat hidroenergjetike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›