FMN-ja: KESH-i i kushton shumë buxhetit, të rritet çmimi i energjisë
Situata e vështirë financiare po i kushton shumë buxhetit të qeverisë shqiptare, ndaj ajo duhet të vendosë për të ndryshuar çmimin e energjisë, duke e rritur atë. Ky sugjerim vjen nga shefi i FMN-së, Gerwin Bell, i cili në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se humbjet diskete nga KESH-i në buxhet janë 2.5 për qind e PBB-së. Sipas FMN-së, nëse qeveria vendos të rrisë çmimin e energjisë, kjo humbje do të zvogëlohet në 1.2 për qind të PBB-së
Ndërsa qeveria ka vendosur të mos rrisë çmimin e energjisë për vitin 2008, FMN-ja këmbëngul, duke theksuar dhe një herë se duhen rritur tarifat e faturimit të energjisë elektrike. Në një linjë me qeverinë është dhe Enti Rregullator i Energjisë, i cili ka thekuar se nuk ka argumente për të rritur sërish çmimin energjisë. Por, FMN-ja argumenton se çmimi i energjisë duhet rritur pasi humbjet e KESH-it po shkaktojnë një humbje të buxhetit të shtetit. Në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës, shefi i FMN-së, Gerwin Bell, ka deklaruar dje se çmimi i energjisë duhet rritur, më qëllim që KESH-i me performancën e dobët të mos rëndojë buxhetin e shtetit. Bell u shpreh kritik për punën e KESH-it dhe parashikon probleme, nëse nuk përmirësohet menaxhimi financiar i korporatës energjetike. "Më lejoni t’ju jap një pasqyrë të problemit që ne shohim. Vitin e kaluar, humbjet direkte në buxhet nga KESH-i arritën në 2,5 për qind të PBB-së. Kjo shifër është pothuajse e barabartë me fondet që Shqipëria shpenzon në shëndetësinë. Pra, është një shumë tepër e madhe. Në programin tonë ne parashikojmë se mund të përballohet makroekonomisht vetëm gjysma e kësaj shume, pra 1,2 për qind. Prandaj, duhet të merren patjetër hapa për ta zvogëluar këtë humbje, përndryshe do të kemi probleme", - tha Bell. Megjithëse FMN-ja kërkoi vitin e kaluar një rritje prej 30 për qind të çmimit të energjisë, Enti Rregullator e miratoi këtë rritje vetëm në mars të këtij viti dhe në një nivel prej gati 20 për qindësh. Drejtuesit e KESH-it dhe Banka Botërore favorizojnë një rritje tjetër të çmimit, e cila do të përmirësonte situatën financiare të korporatës dhe do ta bënte atë më tërheqëse në prag të privatizimit të krahut të saj shpërndarës. Por qeveria shqiptare këmbëngul se gjendja mund të përmirësohet edhe pa rritur çmimet, duke forcuar menaxhimin e KESH-it, duke shkurtuar planin e importeve dhe atë të investimeve. FMN-ja e pranon argumentin e qeverisë, por kërkon të shohë rezultate për të shmangur një rritje tjetër të çmimit. Shefi i misionit të FMN-së, Gerwin Bell, thotë se është i shqetësuar nga rezultatet e korporatës, veçanërisht nga grumbullimi i të ardhurave dhe rritja e papritur e kostove të personelit të KESH-it. "Fatkeqësisht, treguesit e KESH-it janë përkeqësuar. Me nivelin e tanishëm të të ardhurave, korporata po krijon probleme të reja. Pikë së pari, KESH-i duhet të fillojë të grumbullojë përsëri të ardhura. Them përsëri, pasi situata në katër muajt e parë të këtij viti ka ndryshuar në mënyrë drastike. Së dyti, nuk është e qartë për ne përse KESH-i ka një rritje të madhe në kostot e personelit. Krahu shpërndarës është gati të privatizohet, e gjithë ekonomia po përballet me kosto më të larta, përse duhet të reflektohet kjo në kosto shumë më të larta të personelit të korporatës? Ne i kërkojmë KESH-it të kontrollojë këtë aspekt", - shtoi ai. “Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të vlerësojë situatën brenda një periudhe njëmujore dhe do të ulet përsëri në tryezë me qeverinë shqiptare për të vendosur hapat e mëtejshëm”, - përfundoi Gerwin Bell.