E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH do të ulë shkarkimet në tre HEC-et mbi Drin

Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës bëri të ditur sot se KESH-i do të ulë shkarkimet në të gjitha kaskadat mbi lumin Drin, duke theksuar se pritet përmirësimi i situatës. Sipas METE-s, shkarkimet do të ulet me rreth 200 metër kub në sekondë. Kështu, sipas të dhënave, në Fierzë prurjet gjatë ditës së sotme janë 500 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 450 metër kub për sekondë. Aktualisht niveli i Fierzës, është 291.13 metra, nga 196 metra që është niveli maksimal. Në Koman, prurjet janë 760 metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë 1000 metër kub në sekondë.Edhe në hidrocentralin e Vaut të Dejës, prurjet janë 220 metër kub për sekondë, ndërsa shkarkimet janë 1000 metër kub për sekondë. Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se të tjerë ekspertë do të vijnë nga Italia, të cilët do të ndihmojnë për menaxhimin e kaskadave mbi lumin Drin, atje ku ndodhen edhe basenet më të mëdha ujore për prodhimin e energjisë elektrike në vend.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›