E Diel, 1 Nëntor 2026

Prifti informon Topin:Situata në HEC-e drejt përmirësimit

Zyra për shtyp e presidencës njoftoi se takimi i punës është në vazhdën e takimeve, që Kreu i shtetit po zhvillon me drejtues institucionesh, ekspertë dhe profesionistë të ndryshëm të fushës hidrike dhe u fokusua në situatën e përmbytjeve në veri-perëndim të vendit të shkaktuar nga reshjet dhe nga derdhjet e kontrolluara të ujrave të liqeneve në kaskadën e lumit Drin. Ministri Prifti e informoi në mënyrë të detajuar Presidentin Topi për gjendjen e tri ujëmbledhësve të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Drin si dhe me monitorimin e vazhdueshëm të nivelit të ujit, prurjeve dhe shkarkimeve e kontrollura nga specialistët dhe ekspertët hidrikë duke e siguruar Kreun e shtetit se situata është drejt përmirësimit. Presidenti Topi pasi u njoh me hollësitë rreth situatës më të fundit, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndër-institucional dhe frymës së solidaritetit nëpërmjet një organizimi më kompleks, në mënyrë që të dilet sa më shpejt nga kjo situatë e vështirë dhe të minimizohen dëmet në maksimum duke iu rikthyer normalitetit.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›