OKB ofron 270 mijë $ për familjet e përmbytura
Zyra e OKB-së e akredituar në vendin tonë, ka dhënë 270 mijë dollarë për këta banorë, të cilët prej ditësh qëndrojnë jashtë banesave të tyre, për shkak të përmbytjeve. Koordinatorja e përhershme e OKB-së në vendin tonë Turkoz Cosslett, deklaroi se kjo zyrë po ndjek me vëmendje situatën e krijuar, ndërsa ka shprehur shqetësimin e saj për banorët e prekur.“Ky kontribut do të jetë në dispozicion si grante të holla emergjente për familjet e prekura nga përmbytjet, si dhe të mbështesë përpjekjet e Qeverisë për të koordinuar operacionin e saj të jashtëzakonshme në ditët dhe javët e ardhshme. Ky financim u vënë në dispozicion nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)”, thekson deklarata e zyrës së OKB-së në Shqipëri.