E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH harxhoi 200 milionë euro për të blerë dritë në ‘07

• Viti 2007 ka qenë goxha i kushtueshëm për Korporatën Elektroenergjetike, e cila ka shpenzuar plot 24.5 miliardë lekë për importin e energjisë elektrike.Fabiola Çela Gjatë 2007-ës KESH-i ka blerë energji në kuota mjaft të larta, çmimi i së cilës në tregjet ndërkombëtare ishte mjaft i shtrenjtë. Përballë një situate të tillë, KESH-i u detyrua që të merrte para nga buxheti i shtetit në mënyrë që të siguronte energjinë që i duhej për të furnizuar konsumatorët. Për vitin 2008 KESH-i ka planifikuar që të blejë 23.2 miliardë lekë energji. Por ndryshe nga viti i kaluar këtë vit KESH-i ka mundur të sigurojë një rezervë hidrike të konsiderueshme. Sipas të dhënave nga KESH-i, gjatë vitit 2007 tarifa mesatare e shitjes së energjisë ishte 7.09 lekë/kwh. Gjatë këtij viti ERE vendosi që të mos pranojë kërkesën e KESH-it për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorët edhe pse çmimi i importit në tregjet e huaja u rrit ndjeshëm. Në 2007-ën çmimi mesatar i importit ishte 8.77 lekë/kwh. Këtë vit ERE miratoi kërkesën e KESH-it për të rritur çmimin e energjisë për konsumatorët. Në 2008-ën tarifa mesatare e shitjes së energjisë është 8.04 lekë/kwh, ndërsa ajo e importit është 10.22 lekë/kwh. Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar i shitjes së energjisë vazhdon të mbetet më e ulët se kostoja mesatare e importit. Për herë të parë në analizën vjetore të korporatës vihet re se, KESH-i ka përmirësuar dy treguesit kryesorë të saj, që janë humbjet dhe arkëtimet. Gjatë këtij viti humbjet e energjisë janë 36.4 për qind, ndërkohë që një vit më parë ishin 41 për qind. Aksionet e punonjësve të korporatës për ndërprerjen e energjisë elektrike konsumatorëve debitorë kanë dhënë frytet e tyre. Përveçse është ulur niveli i humbjeve të energjisë, një tjetër faktor pozitiv në 2007-ën ishte rritja e nivelit të arkëtimeve. Për këtë vit niveli i arkëtimeve është 89.5 për qind. Privatizimi Qeveria i ka dhënë ‘ok’ dje privatizimit të operatorit të sistemit të shpërndarjes në KESH. Në mbledhjen e djeshme Këshilli i Ministrave miratoi projektvendimin për përcaktimin e formulës së privatizimit, e cila i hap dritën jeshile privatizimit të kësaj shoqërie. Sipas kësaj formule, jo më pak se 51 për qind por jo më shumë se 76 për qind e aksioneve të kapitalit u ofrohen investitorëve strategjikë, të cilët janë shoqëri ose bashkim shoqërish. Këta investitorë duhet të kenë garant financiar, si dhe të jenë të specializuar në sektorin e energjetik. Shitja do të bëhet me tender ndërkombëtar. Pas transferimit të paketës tek investitorët strategjikë, në projektligj është parashikuar që paketa e mbetur e aksioneve t’u ofrohet ish-subjekteve të shpronësuara të truallit, ndërtesave dhe punonjësve të shoqërisë.   Privatizimi Jo më pak se 51%, por jo më shumë se 76% e aksioneve të kapitalit u ofrohen investitorëve strategjikëPaketa e mbetur e aksioneve u ofrohet ish-subjekteve të shpronësuara të truallit, ndërtesave dhe punonjësve të shoqërisëTreguesit e korporatës në 2007

36.4 për qind humbjet
89.5 për qind arkëtimit
7.09 lekë/kwh tarifa mesatare e shitjes së energjisë
8.77 lekë/kwh çmimi mesatar i importit
24.5 miliardë lekë shpenzime importi
2.900 GWh prodhimi i energjisë
2.793 GWh importi i energjisë 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›