E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa prezanton kreun e ri të Akademisë

• Zv.kryeministri Gazmend Oketa tha dje se një komision me nëntë anëtarë, ku do të ketë edhe të huaj, do të përcaktojë kriteret për zgjedhjen e akademikëve të ardhshëm.Duke folur në ceremoninë e prezantimit të Teki Biçokut si kryetar i përkohshëm i  Akademisë së Shkencave, Oketa tha se “në bazë të ligjit do të ngrihet një komision i përbërë nga 9 akademikë vendas dhe të huaj, që do të përcaktojnë kriteret që akademikët e ardhshëm duhet të plotësojnë për të qenë pjesë e këtij institucioni të nderuar dhe prestigjioz”. Oketa garantoi se “Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Arsimit do të japin të gjithë mbështetjen e nevojshme, që do të duhet për kryesinë e Akademisë së Shkencave”. Në muajin shtator përfaqësuesit e Akademisë do të votojnë për të zgjedhur emrin e ri të kreut të tyre, i cili në bazë të ligjit do të gëzojë një mandat katër vjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›