KESH-i merr kredi 40 milionë euro te Raiffeisen, qeveria del garant
Kredia tregtare do të merret për të përballuar deficitin. KESH-i ka 95.7 milionë euro kredi tregtare nga 7 banka
Ervin Koçi
Qeveria shqiptare ka vendosur dje që të dalë garant për një kredi prej 40 milionë eurosh që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare kërkon të marrë për të përballuar shpenzimet dhe deficitin e saj. Në mbledhjen e djeshme qeveria vendosi të dalë garant për kredinë tregtare që do t’i jepet Korporatës nga ana e një banke private që operon në Shqipëri. Kredia që është konfirmuar se do të jetë në shumën 40 milionë euro, sipas përfaqësuesit të bankës, nuk mund të disbursohet në rast se këto fonde nuk sigurohen me anë të një garancie të madhe nga qeveria shqiptare. Kjo për arsye se deri tani KESH-i ka marrë deri tani shuma kolosale kredish tregtare duke u zhytur në borxhe të mëdha që do të pengojnë procesin tërësor të privatizimit të Korporatës. Këtë gjë e kanë shprehur edhe donatorët ndërkombëtarë që mbështesin me financime KESH-in. Përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare në vendin tonë e kanë konsideruar si “aventurë” iniciativën e KESH-it dhe të qeverisë shqiptare për të marrë kredi të tjera tregtare për Korporatën, e cila rezulton me shumë humbje. Për këtë disa herë përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së në vendin tonë, kanë kërkuar nga qeveria dhe KESH-i që si masë kompensuese për humbjet të rrisë disa herë me radhë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët.
Borxhet e KESH-it
Janë mbi 95 milionë e 700 mijë euro kredi nga 7 banka private me terma tregtare të cilat janë marrë deri tani nga KESH-i dhe që duhet të kthehen në afatin e caktuar. Nga ana tjetër edhe Ministria e Financës i ka dhënë KESH-it dy kredi gjatë këtij viti përkatësisht 2 miliardë lekë dhe 15 milionë euro të cilave iu ka kaluar afati i shlyerjes, në një kohë që Korporata nuk ka mundur t’i paguajë dot në afat. Këto kredi qeveritare janë dhënë me terma të buta por pagesa e energjisë së importuar me çmime tepër të larta si në vitin 2007, ashtu edhe në vitin 2008 kanë krijuar vështirësi të pakapërcyeshme për financat e KESH-it. Këto u shtohen vështirësive të zakonshme financiare të Korporatës, të shkaktuara nga vjedhjet dhe humbjet teknike si dhe nga mospagimi i detyrimeve prej konsumatoreve. Kontrata midis KESH-it dhe Raiffaisen është nënshkruar dje në Tiranë dhe do të jepet në ekuivalentin në lekë të 40 milionë eurove. Komisioni i garancisë bankare do të jetë në masën 1.3 për qind të shumës së huas. Interesi do të jetë i barabartë me interesin e bonove tre mujore të thesarit plus 0.5 për qind.
Kundërshtitë e donatorëve
FMN-ja i ka kërkuar qeverisë që të reduktojë humbjet në rrjet dhe të rrisë arkëtimet e energjisë. Kjo, pasi privatizimi i sistemit të shpërndarjes nuk do të ketë efekte të menjëhershme. Investimet në sektorin e energjisë minimalisht kërkojnë një kohë 3-vjeçare. Mbi të gjitha FMN-ë i kërkon qeverisë që të garantojë investitorin se çmimi i energjisë duhet të rishikohet çdo vit. "Ne vlerësojmë se privatizimi i këtij sektori është rruga e duhur për të ecur përpara, pasi, pavarësisht përpjekjeve, planet afatshkurta të qeverisë nuk mund të japin efektet e duhura", deklaroi para disa kohësh shefja e Misionit të FMN-së në Tiranë, Anne Marie Westin. Megjithatë, vetëm privatizimi, pa garantuar një politikë të re çmimesh, nuk mund të japë rezultatet e parashikuara. Pikërisht për këtë arsye, ajo deklaroi se "qeveria duhet t'iu garantojë investitorëve, rritjen çdo vit të çmimit të energjisë elektrike. Madje e mira do të ishte që rritja e çmimit të energjisë të niste që nga janari i vitit të ardhshëm". Kjo ishte e disata herë që FMN-ja kërkoi rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Madje misioni i ardhur në muajin maj për negociatat me qeverinë e kërkoi me ngulm një hap të tillë. Pikërisht një ndër takimet kryesore të këtij misioni ishte ai me kreun e Entit Rregullator të Energjisë, ku në qendër të diskutimeve ishte rritja e këtij çmimi.
Konsumatorët i kanë 370 milionë euro borxh KESH-it
Rreth 370 milionë euro arrijnë borxhet që konsumatorët i detyrohen Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Tashmë me fillimin e diskutimeve për formulën e privatizimit të këtij sektori janë bërë publike edhe shifrat e borxheve si dhe kredive që ka marrë OSSH-ja. Sipas ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, janë rreth 241 milionë euro kredi afatgjata që ka marrë KESH-i për të bërë investime për rrjetin e shpërndarjes, nga të cilat 140 milionë euro i përkasin OST-së dhe si pasojë do t'i mbarten investitorit strategjik. Duke sqaruar këto shifra, Ruli bëri të ditur para disa kohësh se të gjitha këto borxhe janë të konsumatorëve privat, pra do të jetë vetë investitori, i cili do të operojë për mbledhjen e tyre. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se të gjitha subjektet shtetërore i kanë shlyer detyrimet e prapambetura ndaj KESH-it dhe si pasojë edhe me investitorin e ri do të vijojnë të njëjtat marrëdhënie. Megjithatë, rezulton se për çdo konsumator janë vlerat e sakta të borxhit si dhe afatet kohore, gjatë së cilave nuk janë shlyer detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike. Privatizimi i Divizionit të Shpërndarjes në KESH cilësohet si më i rëndësishmi dhe më i vështiri në historinë e Shqipërisë.
28 Gusht 2008