Mënyra e re për të marrë dëshmi penaliteti
Dokumentet e nevojshme dhe të dhënat që duhen për plotësimin e formularit. Rruga që do ndiqet dhe kodi sekret që do t’u jepet 25 institucioneve, vendase dhe të huaja
Laureta Rryçi
Qytetarëve nuk u duhet më të presin për orë të tëra në radhë të gjata për të marrë dëshmi penaliteti. Megjithatë, sistemi i ri i dhënies së dëshmisë së penalitetit ka krijuar paksa konfuzion te emigrantët. Drejtoria e Përgjithshme lëshon vërtetim të gjendjes gjyqësore për: personat e dënuar, për ambasadat dhe për jashtë shtetit. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti për t’u pajisur me certifikatë të gjendjes gjyqësore përshijnë: certifikatë personale ose familjare të lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile dhe
letërnjoftim. Aplikuesi, për të marrë këtë vërtetim, duhet të plotësojë personalisht formularin e gjeneraliteteve, e cila gjendet pranë sportelit të çdo poste. Shtetasi paguan për vërtetimin vlerën 100 lekë. Ky shërbim kryhet nëpërmjet postës dhe për rrjedhojë posta ka për detyrë të tërheqë nga qytetarët objekte postare brenda orarit të saj, çdo ditë, nga ora 8:30 deri në orën 16:00, ndërsa të premten nga ora 09:00 deri në orën 14:00. Janë 25 institucione publike ose private, vendase apo të huaja, që me vendim të Këshillit të Ministrave u jepet kodi i hyrjes dhe e drejta e marrjes së të dhënave në mënyrë të drejtpërdrejtë vetëm nga regjistri elektronik dhe jo nga regjistri themeltar, i cili nuk është online, duke garantuar teknikisht pamundësinë e manipulimit të regjistrit elektronik nëpërmjet sistemit elektronik fingerprint. Institucionet publike ose private, vendase apo të huaja, që kanë të drejtën për të pasur akses në sistemin elektronik fingerprint mund të marrin certifikatën elektronike në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi qytetari të bëjë vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore.
Kodi
Institucionet publike ose private, vendase apo të huaja, që kanë të drejtën për të pasur akses në sistemin elektronik fingerprint, mund të marrin certifikata elektronike në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi qytetari ta bëjë vetë deklarimin e gjendjes gjyqësore. Sipas statistikave, numri i qytetarëve që paraqiten në zyrat e gjendjes gjyqësore është aktualisht nga 1000-1500 veta në ditë. Dëshmia e penalitetit kërkohet nga institucionet shtetërore ose private për personat që do të fillojnë punë, për përgatitjen e dokumenteve për shkollë të lartë, për leje arme, lenie ose marrje shtetësie shqiptare etj., ambasadat e akredituara në Shqipëri.
Problemet
Pavarësisht nga shërbimi që ofrohej brenda ditës, nga zyra e Gjendjes Gjyqësore kjo dukuri kishte shpenzime të larta për qytetarët që vinin nga rrethe të ndryshme të vendit. Zyra e Gjendjes Gjyqësore pranë Ministrisë së Drejtësisë do të vazhdojë të regjistrojë vendimet penale të formës së prerë në mënyrë të shkurtuar si dhe do të mbajë marrëdhënie shkresore me prokuroritë dhe gjykatat e rretheve gjyqësore si dhe komisariatet e policisë.
Vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore
1. Shtetasit e Republikës së Shqipërisë dhe shtetasit e huaj ose pa shtetësi lejohen të vërtetojnë gjendjen e tyre gjyqësore nëpërmjet vetëdeklarimit para institucioneve publike ose private, shqiptare apo të huaja, ku kërkohen të dhëna për gjendjen e tyre gjyqësore.
2. Vetëdeklarimi duhet të shoqërohet edhe me një autorizim të nënshkruar nga shtetasi, i cili autorizon këto institucione të verifikojnë gjendjen gjyqësore në regjistrin elektronik.
3. Vetëdeklarimi dhe autorizimi përbëjnë dokumente zyrtare dhe paraqitja në to i të dhënave të rreme dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal.
Të dhëna për dëshminë e penalitetit
Ky është një shërbim që ofrohet për qytetarët nëpërmjet postës
Drejtoria e Përgjithshme lëshon vërtetim të gjendjes gjyqësore për:
personat e dënuar;
për ambasadat;
për jashtë shtetit.
Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikanti për t’u pajisur me certifikatë të gjendjes gjyqësore përshijnë:
certifikatë personale ose familjare të lëshuar nga zyra e Gjendjes Civile;
letërnjoftim.
Aplikuesi, për të marrë këtë vërtetim, duhet të plotësojë personalisht formularin e gjeneraliteteve, e cila gjendet pranë sportelit të çdo poste.
Shtetasi, për vërtetimin paguan vlerën 100 lekë.
Ky shërbim kryhet nëpërmjet postës.
Posta ka për detyrë të tërheqë nga qytetarët objekte postare brenda orarit të saj çdo ditë nga ora 8:30 deri në orën 16:00, ndërsa të premten nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
28 Gusht 2008