KESH i pakënaqur me çmimet e reja
• Tarifat e reja të energjisë elektrike nuk do të përmirësojnë situatën financiare të KESH-it. Vetëm dy ditë më parë, Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimin e ri të dritave, i cili do të nisë të aplikohet që nga 1 marsi.Fabiola Çela Por sipas KESH, rritja e tarifave të energjisë është më e ulët se ç’kishte kërkuar Korporata dhe çmimi i ri i vendosur nga ERE nuk përmirëson financat e kompanisë. Për rrjedhojë, KESH do të vazhdojë të jetë një kompani me humbje edhe në 2008-ën. Reagimi Pas vendimit të ERE-së për rritjen e çmimit të energjisë, ka reaguar edhe Korporata Energjetike Shqiptare. Sipas ERE-së, çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë do të rritet me 18 për qind. Çmimi mesatar i energjisë është 8.23 lekë/kwh. Për jo familjarë çmimi do të rritet me 19 për qind, duke arritur në 8.73 lekë/kwh. Zyrtarët e ERE-së deklaruan se me miratimin e këtyre tarifave, KESH arrin të sigurojë të ardhurat e mjaftueshme për të garantuar furnizimin me energji 24 orë pa ndërprerje për konsumatorët. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga KESH. Sipas burimeve nga Korporata, tarifat e miratuara nuk eliminojnë kufizimet, sepse nuk janë të bazuara në kosto operative për vitin 2008. Nëse parametrat e tjerë mbeten sipas parashikimit (investime+shpenzime operative+ treguesit) do të kishim të paktën 6 orë kufizime në ditë në rast se nuk do të ketë financime nga qeveria. Pra, për çdo 0.4 lekë më pak nga tarifa e propozuar ekuivalenti është 2 orë kufizime në ditë. Sipas propozimit të KESH-it me çmim mesatar prej 9.78 lekë që përbën dhe tarifën reale, kufizimet janë zero. Nëse do të ishte miratuar ky çmim nuk do të prekej portofoli i familjarëve, rreth 75 për qind e tyre konsumojnë deri në 300 kwh energji në muaj. Sipas KESH-it me tarifat e miratuara edhe sikur arkëtimet të ishin 100% dhe humbjet 20% sërish do të kishim deficit. “Propozimi i KESH-it nuk bazohet në vitin 2007, ku pati rritje të importit dhe ulje të prodhimit, por bëhet duke marrë parasysh një vit normal hidrik”, shprehen burimet pranë kësaj KorporateÇmimi Sipas kërkesës së bërë nga KESH, çmimi i energjisë duhet të ishte rritur që më 1 janar të këtij viti. Por ERE vendosi që të shtyjë kërkesën e Korporatës, si pasojë e përmirësimit të situatës hidrike në vend. Rritja e çmimit të energjisë është e përcaktuar edhe në strategjinë e KESH-it. Jo pak herë ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje zyrtarëve të lartë të qeverisë që të rrisin çmimin e dritave. Kjo rritje e çmimit do të vazhdojë derisa kosto të barazohet me tarifën. Pikërisht kjo kosto e lartë e energjisë ishte faktori kryesor që ndikoi dhe në rritjen e çmimit. “Në kushtet aktuale, kur importet e energjisë elektrike gjatë vitit 2007, për shkak të kushteve hidrologjike jashtëzakonisht të vështira arritën një rekord historik prej 49% të konsumit të përgjithshëm vjetor, me një çmim mesatar importi prej 69 Euro/MWh, ku shpenzimet për blerje energjie kapën shifrën prej 193 milionë euro, pa dyshim që e bënë të pashmangshëm rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në deklaratën për shtyp të Entit Rregullator të Energjisë.Tabela e kostosTipi i konsumatorit Çmimi aktual Çmimi i ri Tarifa mesatare për jo familjarët 7.34 8.73 Tarifa mesatare për familjarët 7.00 8.23Blloku i parë deri në 300 kwh/muaj 7.00 7.00Blloku i dytë mbi 300 kwh/muaj 7.00 12.00