E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja e Ministrisë së Turizmit, përfaqësuese e “Alpine”

• Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Turizmit, Blegina Kodra është përfaqësuesja e kompanisë austriako-spanjolle “Alpine Mayereder”.Kompania “Alpine”, me përfaqësuese të saj ligjore në Shqipëri një zyrtare të lartë të ekzekutivit, ka marrë punë publike me para të buxhetit të shtetit, duke shënuar kështu një konflikt të pastër interesi. Në site-n zyrtar të kompanisë, Blegina Kodra prezantohet si menaxhere e aktivitetit të saj në Shqipëri. Kodra është personi që merret direkt me kontaktet që kompania vendos me ekzekutivin shqiptar, ku ka qenë prezente gjatë vitit të shkuar me ofertat e saj në tenderët e segmenteve të ndryshëm. Kompania austriake është fituese e tenderit të rrugës Levan-Vlorë, fillimet e së cilës janë inauguruar një vit më parë nga Kryeministri Berisha. Por edhe pse ky segment nuk ka avancuar me asnjë metër, “Alpine” ka fituar edhe tenderin e mbikalimit të Kamzës në Tiranë, kur punimet e saj kanë nisur në mënyrë intensive vetëm 2 muaj para përfundimit të afatit të dorëzimit të veprës. Por pasi ka marrë dy tenderë të rëndësishëm infrastrukturorë, duket se kjo kompani ka fituar edhe segmentin Levan-Tepelenë, një projekt i shpallur nga Kryeministri Berisha menjëherë pas ardhjes në pushtet në vitin 2005.   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›