E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon lëvizja e makinave në autostradën Tiranë-Durrës

• Duke nisur nga dita e hënë, lëvizja e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës do të pësojë devijime.Shkak për këtë janë punimet që do të kryhen në km 20 të fshatit Borakë, i cili ndodhet afër Shijakut. Sipas burimeve nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, duke nisur nga dita e hënë e deri më datë 21 shkurt, në km 20 të autostradës do të ndryshojë lëvizja e makinave. Por ky ndryshim do të jetë vetëm për disa orë. Devijimi i trafikut do të bëhet për subjektet që do të qarkullojnë nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Gjatë këtyre orëve, të gjithë shoferët e automjeteve që lëvizin nga Tirana në drejtim të Durrësit, do të devijojnë në rampën dalëse të kryqëzimit në disnivel në Maminas dhe do të rihyjnë në kryqëzimin në disnivel Sukth. Automjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës, do të devijojnë në rampën dalëse të kryqëzimit në disnivel Sukth dhe do të rihyjnë në kryqëzimin në disnivel Maminas. Sipas burimeve nga ministria, vendosja e sinjalizimit të përkohshëm rrugor do të bëhet vetëm për orarin 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Gjatë intervalit kohor 05:00 deri në 23:00 rruga do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Drejtuesit e Ministrisë së Punëve Publike kanë rënë dakord me firmën që punimet në këtë pjesë të autostradës të kryhen gjatë orëve të vona të mbrëmjes, me qëllim që të mos paralizojnë lëvizjen e makinave gjatë orëve të paradites. Nëse punimet do të kryheshin gjatë ditës, do të krijohej një trafik i dendur automjetesh në këtë rrugë. Ndryshimi Nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit automjetet që lëvizin nga Tirana në drejtim të Durrësit, të devijojnë në rampën dalëse të kryqëzimit në disnivel në Maminas dhe do të rihyjnë në kryqëzimin në disnivel SukthNga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit automjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës, të devijojnë në rampën dalëse të kryqëzimit në disnivel Sukth dhe do të rihyjnë në kryqëzimin në disnivel MaminasPas orës 05:00 të mëngjesit e deri në orën 23:00, lëvizja e makinave do t’i kthehet gjendjes së mëparshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›