KESH, me sistem të ri menaxhimi
Drejtori i KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ka preferuar të bëjë prezantimin e logos së re të kompanisë nga HEC-i i Vaut të Dejës për faktin se mbeten krenaria e sistemit furnizues me energji elektrike për Shqipërinë. Bojaxhi, gjatë prezantimit të logos, u shpreh për mediat në një konferencë për shtyp se "për vitin 2009, KESH-i do të shndërrohet në një kompani që do të eksportojë energji elektrike ndryshe nga vitet e kaluara, ku vetëm importohej". Më tej, Bojaxhi u shpreh se "mund të themi me siguri maksimale që ky vit do të jetë një vit i furnizimit të plotë me energji për të gjithë vendin. Në kaskadën e Drinit kemi mbi 1.1 miliardë kW/orë rezervë hidrike të konvertuar në energji elektrike. Prodhimi për vitin 2009 do të jetë 4.2 miliardë kË/h.