Si u përdor BB për të shembur Jalën
Një zbulim i rëndësishëm që vërteton përdorimin e Bankës Botërore për të shkatërruar disa shtëpi në Jalë, është zbuluar këto ditë nga MAPO, në formën e një dokumenti zyrtar, në një kohë që shpresat e banorëve të këtij fshati bregdetar dhe të opinionit publik shqiptar për më shumë dritë dhe drejtësi mbi këtë çështje, thuajse ishin shuar. Historia nis dy vjet më parë kur ruspat e Ndërtimores nisën aksionin për shkatërrimin e pasurisë së krijuar që në ‘90-ën. "Hetimi u nxit nga shembja e disa shtëpive në bregdetin jugor të Shqipërisë dhe nga një ankesë e njerëzve të prekur, të cilëve u ishte thënë nga zyrtarë shqiptarë se shembjet ishin të lidhura direkt me një projekt të Bankës Botërore. Paneli i Inspektimit nuk mund ta imagjinonte kur rekomandoi një hetim të Bordit Ekzekutiv të Drejtorëve, që ky do të bëhej një nga hetimet më të vështira të punës së 14 viteve të fundit". Ky është paragrafi hapës i raportit të hetimit që Paneli i Inspektimit - strukturë e varur direkt nga Bordi i Drejtorëve të Bankës Botërore - kreu mbi përfshirjen e pjesshme të BB në shembjet abuzive në bregdetin e Jalit nga drejtuesi i një projekti të këtij institucioni, Jamarbër Malltezi. Përgatitësit e raportit vërejnë se hetimi ka nxjerrë në pah një sërë faktesh që lidhin drejtpërdrejt Koordinatorin e Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut me shkatërrimin e Jalit. Gjithçka është bërë nën logon e këtij projekti të Bankës Botërore, i cili drejtohet nga Malltezi.
Arsyeja se përse Banka Botërore nuk duhet të ishte përfshirë në këtë ngjarje që preku jetët e njerëzve të një fshati të tërë, duke ndikuar direkt në përkeqësimin e cilësisë së tyre të jetesës lidhet me vetë politikat e BB. Politika e Bankës mbi Risistemimin (dhe zhvendosjen), vë në dukje se zhvendosja e popullatës si rezultat i projekteve zhvilluese, nëse nuk kryhet përmes bisedimeve dhe kompromisit me banorët, sjell varfërim të tyre dhe një sërë pasojash të rënda mbi jetët e tyre. Në këtë kuptim, sipas vetë kësaj politike të BB, "Zhvendosja e Pavullnetshme" duhet të evitohet, ose të zbatohet në konsultim me njerëzit e zhvendosur përmes një programi të përshtatshëm, të financuar, i cili përmirëson ose rikthen standardet e jetesës së njerëzve të prekur. Diçka e tillë nuk ndodhi në rastin e Jalit.
Në fakt, "Menaxhimi", sikurse cilësohet në raport ka theksuar se në asnjë mënyrë Banka Botërore nuk ka pasur të bëjë me shembjet në Jalë. Mbetet e paqartë në "zhargonin" e përdorur nga hartuesit e raportit nëse termi "Menaxhim" i referohet drejtuesve të projektit apo shkon deri te drejtuesit e Bankës Botërore në Shqipëri në kohën e shkatërrimit të Jalit. Siç rezultoi më vonë nga hetimet, "Menaxhimi" nuk kishte rezultuar korrekt në këtë pohim. Raporti i BB-së vëren se persona të përfshirë në projektin e Planit të Zhvillimit të Bregdetit të Jugut tentuan të pengojnë hetimet, përmes dëshmive kontradiktore dhe fshehjes së informacionit.