E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH njofton për ulje të sasisë së shkarkimeve në kaskadën e Drinit

Bien prurjetKorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar dje se ka ulur shkarkimet e ujërave në kaskadën e Drinit me 200 metër kub ujë në sekondë. Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, sot prurjet në Fierzë me kapacitet 296 metër janë në nivelin 550 metër kub ujë në sekondë. Aktualisht niveli i ujit në liqenin e Fierzës është 291.09 metër. Në Fierzë derdhjet e ujit janë 900 metër kub ujë në sekondë.Në liqenin e Komanit me kapacitet 175 metër, niveli i ujit është 170.38 metër dhe prurjet këtu llogariten në 250 metër kub ujë në sekondë. Derdhjet në Koman llogariten në 1350 metër kub ujë në sekondë.Në Vaun e Dejës me kapacitet 76 metër, niveli i ujit llogaritet në 74.48 metër dhe prurjet 250 metër kub ujë në sekondë. Derdhjet në Vaun e Dejës kanë arritur mbi 1 550 metër kub në sekondë. Ndërkohë lidhur me dëmet e shkaktuara të paktën deri mbrëmjen e djeshme e përmbytur është një sipërfaqe prej 10 mijë e 400 ha, ndërkohë që nën ujë gjenden 2499 banesa. Numri i personave të evakuuar ka arritur gjithsej në 4780 vetë. Komiteti i emergjencës civile ka vazhduar edhe dje shpërndarjen e ndihmave ku për popullatën janë shpërndarë 12 ton ushqime....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›