“Menaxhim i shkëlqyer nga strukturat e qeverisë”
Drejtori i politikave në METE, Dritan Ylli, inspekton zonat e përmbyturaDrejtori i politikave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Ylli, inspektoi gjatë ditës së djeshme zonat e përmbytura ditët e fundit në rrethin e Shkodër. Gjatë inspektimit në të gjitha zonat e përmbytura Ylli, kontaktoi me banorët e këtyre zonave, ku u njoh nga afër me problemet dhe masat e marra për përballimin e gjendjes. Në përfundim të këtij inspektimi, Drejtori i politikave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Ylli, ndër të tjera theksoi se “situata është drejt përmirësimit, shkarkimet nga HEC-et janë ulur ndjeshëm”.Nga ana tjetër, kreu i politikave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Ylli falënderoi banorët e këtyre zonave për mirëkuptim të plotë për situatën. Gjatë një deklarate për mediat, Dritan Ylli theksoi se, “menaxhimi i situatës është bërë në mënyrë të shkëlqyer nga strukturat e qeverisë”. Ndër të tjera Drejtori i Politikave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Ylli tha se dëmshpërblimi për banorët, do të bëhet i plotë dhe në mënyrë të menjëhershëm. ...