Ujësjellësi i Tiranës, kërkesë për dyfishim të çmimit të ujit
nertila mahoNjë tjetër rritje çmimi për shqiptarët, por këtë herë për ujin dhe vetëm për ata që jetojnë në Tiranë. Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka aplikuar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm pranë Entin Rregullator të Ujit. Këtë kërkesë e ka argumentuar me qëllimin për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të banorëve të rrethit të Tiranës nëpërmjet investimeve në rrjetin e ujësjellësit. Kjo ndërmarrje, në ndryshim nga simotrat e saj në rrethe është nën vartësinë e Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve pranë Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit. Në rrethe furnizuesit me ujë administrohen nga pushteti lokal. Duke ju referuar këtij fakti nga Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Tiranë theksohet se aktualisht kryeqyteti dhe rrethinat kanë çmimin më të ulët të ujit, nëse krahasohen me çmimin në rrethe. Aktualisht çmimi me të cilin paguhet një metër kub ujë sot në Tiranë është 20 lekë për konsumatorët familjarë, ndërkohë që për kategoritë e tjera çmimi ndryshon sipas aktivitetit. Kjo është hera e parë pas gjashtë vjetësh, që Ujësjellësi i Tiranës bën kërkesë për rritjen e çmimit të ujit. Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje, tarifat e reja që propozohen nuk janë të njëjta për të gjitha kategoritë. E vetmja kategori për të cilën Ujësjellësi i Tiranës nuk ka propozuar rritjen e çmimit janë furrat e bukës. çmimi i ujit të pijshëm për këtë kategori qëndron i pandryshuar, 95 lekë për 1 mijë litra ujë. Pas propozimit, që tashmë ka shkuar tek Enti Rregullator i Ujit, banorëve të rrethit të Tiranës do t’ju duhet të presin vendimin e këtij të fundit. Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime, Tiranë, furnizon me ujë Bashkinë e Tiranës dhe Kamzës, si komunat Kashar, Yzberisht, Bërxullë, Prezë, Zallbastar, Shëngjergj, Bërzhitë, Farkë, Petrelë, Baldushk dhe Krrabë. Në këtë vit të ri, shqiptarët po përballen me rritjen e çmimit të dritave, rritje që u miratua nga Enti Rregullator i Energjisë në muajin dhjetor. Tarifat aktuale dhe të propozuara (në lekë/ metër3)Ishte BëhetPopullata 20 lekë 40 lekëEntet buxhetore 75 lekë 120 lekëEntet private 95 lekë 120 lekëProdhim pije alkoolike,freskuese, ujë, pishina, 95 lekë 150 lekëFurra buke 95 lekë 95 lekëShitje uji me shumicë 6 lekë 10 lekë