KESH shlyen 120 milionë euro borxhe me eksport

Tiranë, 25 gusht - Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) arriti të sigurojë rreth 80 milionë euro të ardhura nga eksporti për 6 muajt e parë të vitit. Sipas drejtorit të përgjithshëm Engjëll Zeqo, me të ardhurat e krijuara u shlye një pjesë e konsiderueshme e borxheve, në masën e rreth 120 milionë eurove.
“Aktualisht eksportet i kemi ndërprerë për shkak të prodhimit të ulët dhe për të ruajtur balancat e lejuara (rezervat) në hidrocentrale. Jemi duke importuar energjinë e shkëmbyer me Kosovën, ndërsa në muajin shtator do të ketë një takim me krerët e KEK-ut lidhur me nivelet e energjisë së depozituar”, tha për “Shqip” drejtori i KESH-it, Zeqo.
Të dhënat e fundit mbi sektorin energjetik në vend tregojnë për një nivel prodhimi rreth 11 milionë kilovat energji, kurse konsumi arrin në 18 milionë kilovat. Zeqo tregon se diferenca e mbetur sigurohet nga importi që kryen OSSH-ja dhe konsiderohet sasia e humbur në rrjet. Sa i takon nivelit të hidrocentralit të Fierzës, kuota aktuale shënon 287.7 metra.
Lidhur me problemet e hasura me termocentralin e Vlorës, kreu i KESH-it tregon se kërkoi ndërprerjen e zbatimit të projektit dhe financimin e mbetur nga Banka Botërore, pasi u konstatuan dy defekte te tubat që shërbejnë për furnizimin e naftës dhe ftohjen e TEC-it. “Pasi vërtetuam me prova defektet në dy tuba, ku njëri nuk është puthitur si duhet, kurse tjetri del mbi nivelin e detit, kërkova rishikimin e punimeve dhe ndalimin e testeve, duke vënë në dijeni ministrat përgjegjës dhe Bankën Botërore. Nuk kam bërë asgjë më shumë, veçse respektimin e kontratës, ku thotë se ‘malli merret në dorëzim pasi jep të gjitha garancitë’, që shkojnë deri në 25 vjet”, deklaron për gazetën Zeqo.
Aktualisht, kompania italiane ka marrë përsipër të rregullojë defektin, duke u angazhuar për një përfundim të punimeve deri në muajin nëntor për tubin e naftës, kurse i gjithë procesi për fillimin e punimeve të TEC-it të jetë gati në qershor 2011-n.
Zeqo tregon se nuk parashikohen efekte negative në sektorin energjetik nga shtyrja me një vit e prodhimit nga TEC-i, pasi nivelet e hidrocentraleve në vend garantojnë një furnizim normal me energji.
Për vite të tëra KESH-i ka kryer vetëm shkëmbim të energjisë elektrike, por në dy vitet e fundit, me vendim qeverie u lejua tregtimi me çmim burse. Situata me reshjet e dendura në veri të vendit, ku janë të përqendruara hidrocentralet më të mëdha, favorizoi KESH-in, i cili rriti prodhimin dhe shtoi eksportet. Përveç fatkeqësisë nga përmbytjet në zonën e Mbishkodrës, për KESH-in, viti 2010 konsiderohet me shumë fat, pasi arriti të shlyente brenda 6 muajve më shumë se gjysmën e borxhit të akumuluar nga marrëveshjet tregtare me bankat dhe huat e qeverisë, për qëllime importi në vitet e krizës.