Tri subjekte të interesuara për “Zhurin”

Prishtinë, 25 korrik – Kompania turke “Limak Group” është njëra nga tri subjektet që ka shpreh interes për të investuar në Hidrocentralin e Zhurit. “Limak Group” është shpall fituese në koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe tashmë menaxhon së bashku me firmën franceze “Airport de Lyon”, ndërkohë që pak ditë më parë po e njëjta kompani ka konkurruar për distribucionin e KEK-ut.
Përveç “Limak Group” në ditën e fundit të afatit për shprehje të interesit për HC “Zhuri” janë paraqitur edhe dy konzorciume, përkatësisht “Kelag International GmbH (Austri) & Strabag (Austri)” dhe “Palet Inşaat (Turqi) & Union D Energy System Development Corporation (Angli)”.
Publikimi i kompanive dhe konsorciumeve që kanë shpreh interesin për HC Zhur është bërë të mërkurën nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.
“MEM-i mirëpret paraqitjen e investitorëve potencial për Hidrocentralin e Zhurit dhe shpreh kënaqësinë që kompanitë e paraqitura janë kompani shumë serioze nga shtetet mike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MEM-i.