Eurodeputetët sllovenë thirrje për njohjen e Kosovës
Bruksel- Eurodeputeti slloven Jelko Kacin dhe danezi Johanes Lebek kanë propozuar në emër të Aleancës së liberalëve dhe demokratëve evropianë (ALDE), grupacion i tretë në Parlamentin Evropian, një amendament në rezolutën e propozuar për Kosovën. Me anë të këtij amendamenti inkurajohen të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin një vendim të tillë. Parlamenti Evropian do të debatojë sot në Strasburg për Kosovën, ndërsa të enjten deputetët do të votojnë si për tekstin e rezolutës ashtu edhe për amendamentet e paraqitura.