Kryeministri i ri grek, Vasilis Skuris?
Greqi- Mesditën e sotme do të bëhet publik emri i kryeminsitrit të ri të Greqisë. Ndërkohë emri më i përfolur për momentin që nga mengjesi is sotëm është kryetari aktual i Gjykatës Europiane të Komunitetëve Vasilis Skuris. Kandidati i ri është propozuar nga ministri i Financave Evangelos.
Zëdhënësi i qeverisë Angelo Tolkas u shpreh për mediat se kryeministri grek do të takohet sot me presindentin e republikës, dhe se rreth orës 12:00 do të mesohet emri i kryeministrit që do të drejtojë qeverinë e re greke.
Çdo gjë do të ndodhë në mënyrë të tillë që pas orës 12.00 ne do të kemi njoftimin e qeverisë së re- u shpreh Tolkas.
Emri më i lakuar për kreun e ri të qeverisë ishte ai i Lucas Papadhimos, por duket se tashmë ky emër është vënë në dyshim nga partitë greke. Mesohet se ka qënë vetë ministri aktual i financave Evangelos, i cili ka kundërshtuar kandidaturen e Papadhimos, pasi ky i fundit kishte kërkuar ndryshim brenda ekonomistëve të qeverisë greke. E cila do të qeverisë vendin deri në muajin shkurt, kohë kur mendohet se do të mbahen zgjedhjet e reja.
Shkrime të tjera me interes: