E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Thirrja e Tadic për barrikadat, ul tensionin

PRISHTINË- KFOR-i, vlerëson si inkurajuese thirrjen që presidenti serb Boris Tadic, i ka bërë serbëve të veriut për heqjen e barrikadave.

Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e KFOR-it thuhet se ‘ky propozim në masë të madhe mund ndihmojë në uljen e tensionit dhe se KFOR-i dëshiron që të shoh efektin real në terren të këtij propozimi pozitiv”.

KFOR-i thekson se Serbia me anë të këtij veprimi mund të vërtetojë seriozitetin e saj. Duke iu referuar situatës në udhëkryqin e Jagnjenicës, KFOR-i ka ftuar popullatën që të mbyllin rrugën dytësore ilegale dhe të largojnë pengesat e ngritura rishtazi në të dyja anët e udhëkryqit.

KFOR nënvizon se Kosova ka nevojë për liri të pakushtëzuar të lëvizjes për të gjithë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›