E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti Astronom: Mirsevini alienë!

LONDËR - Astronomi nga Vatikani, At Guy Consolmagno, ka hedhur hipotezën se alienët mund të egistojnë dhe madje shkon edhe më tej, duke deklaruar se njeh ekzistencën e tyre!

Prifti, njëkohësisht Astronom, ka thënë se i uron mirëseardhjen ne tokë formave të cuditshme jashtëtokësore, duke theksuar se nëse ndonjëherë do të takonte ndonjë alien do e pagazonte.

Duke folur në prag të konferencës shkencore British Science Festival, At Consolmagno ka thënë për Daily Telegraph, se ndihet rehat me idenë e ekzistencës së formave të tjera të jetesës në hapësirën ndërplanetore, ndërkohë sa i takon pagëzimit të ufo-ve ka theksuar se do e bënte nëse ia kërkonin.

Astronomi jezuit, 1 nga 12 punonjësit e "l'Osservatorio della Santa Sede", ka arritur në përfundimin që karakteristikat të cilat dallojnë një shpirt (intiligjenca, liria për të dashuruar dhe liria për të vendosur) nuk janë elemente ekskluzive vetëm për njerëzit, por edhe për qëniet e tjera njerëzore.

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›