E Diel, 1 Nëntor 2026

Klik Expo Grup i dorëzon Berishës ‘Shqiponjën e Artë të Biznesit’

TIRANË- Kryeministri Berisha priti një grup përfaqësuesish të rreth 400 kompanive që morën pjesë në Panairin Klik Expo Klik.

Përfaqësuesi i Klik Expo Grup Luan Muhameta i dorëzoi sot kryeministrit 'Shqiponjën e Artë të Biznesit', si dhe medaljen e Klik Expo Grup si anëtare e Qendrës Botërore të Panaireve, në shenjë falënderimi për mbështetjen qe qeveria i jep biznesit:

Kryeministri Berisha theksoi se ka në vëmendje ngritjen e një qendre ndërkombëtare panairesh, për të mundësuar organizimin e aktiviteteve të standarteve ndërkombëtare.

Nga ana e tyre biznesmenet shprehen kërkesën për t’u përfshirë në programin e aktiviteteve madhore që do të zhvillohen me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›